Zëdhënësja e Kryeministrit Sali Berisha dhe prefekti i Tiranës konsolidojnë historinë e dashurisë në bashkëjetesë.
Në ambientet e politikës shqiptare prej kohësh është mësuar për një histori dashurie të lindur në kampin blu, e pastaj edhe në media nisi të qarkullojë një lajm që asnjëherë nuk u artikulua i qartë, për shkak të mungesës së fakteve, shkruan Koha Jonë.

Derisa vetë personazhet në fjalë vendosën ta pohonin, se mes Erla Mëhillit, zëdhënëses së Kryeministrit Sali Berisha dhe Keltis Krujës, prefekt i Tiranës ekziston një histori dashurie e nisur prej disa vitesh.

Më herët këtë vit, Erla në një intervistë për revistën “Jeta” bëri publike lidhjen e saj të gjatë me prefektin e Tiranës, Keltis Kruja. Por ndryshe nga sa ka ndodhur më parë, ku çiftet fokusoheshin nga fotografët dhe më tejpersonazhet në fjalë pohonin ekzistencën e një historie ose jo, këtë herë ka ndodhur krejt e kundërta.

Edhe pse shumëkush e di këtë lidhje, tashmë të konsoliduar në bashkëjetesë, çifti Kruja-Mëhilli nuk është fiksuar nga objektivat e aparateve fotografike kurrë më parë. Erla pat pranuar se ndërsa lidhja e tyre dihej dhe ata nuk i shmangeshin ambienteve publike në çift, që të dy nuk e kishin pasur synim që të ishin në fokus të bliceve.

Edhe eventi më i fundit mondan, 15-vjetori i “Opinion” nuk i fiksoi dot të dy në celuloid. Por ja ku krejt rastë- sisht objektivi ka kapur çiftin simpatik pak ditë më parë tek shohin bashkë të njëjtën gjë në distancë duke buzëqeshur. Objektiv i përbashkët? Me siguri të tilla duhet të kenë plot tashmë…