Pritej qe Panairi i 10-te i Librit, “Tirana 2007” te mbante celur dyert e tij edhe dy dite me shume nga sa qe parashikuar, por nuk qe e thene te ndodhte keshtu. E megjithate, se paku edhe nje dite me shume, dyert e tij do te qendrojne hapur, pra deri mbremjen e sotme. Eshte nje tjeter panair qe do te cele dyert pas tij ne QNK, ai qe krijoi problemet, duke lene vetem nje dite shtyrje per ekspozimin e librave. Moti i keq pas celjes se panairit, sipas Tocit, ka ndikuar teper ne numrin e vizitoreve, ndaj edhe eshte pare e udhes qe te kerkohet nje shtyrje 2 dite, e cila u rrudh ne vetem nje dite per te lene ne kontakt lexuesit me librin. Por konferenca e shtypit, qe mbahet cdo dite te fundit te panairit, u mbajt dje, dite e parashikuar per mbylljen e me te madhes veprimtari kulturore ne fushen e librit. Debati dhe pikepyetjet e medha, per largimin e lexuesit nga libri, duket kane marre nje pergjigje keto dite. Organizatoret pranojne se, ndryshe nga sa pritej, vizitore ka pasur me pak ne kete edicion te 10-te, po ashtu ka pasur edhe me pak libra te blere. Ndonese mbeshtetja e Ministrise se Kultures thuhet se nuk ka munguar kjo nepermjet udhezimeve per QNK-ne per mbeshtetje, eshte fakt qe asnje qindarke nuk eshte dhene per kete panair nga “kupola e kultures”. Dhe per kete botuesi i “Dituria”, Petrit Ymeri, nuk ka hezituar aspak te ngreje zerin. E gjithcka ndodh ne nje kohe kur flitet per politika ne mbrojtje te librit shqip, industria e te cilit nuk eshte teper e shendetshme.