TIRANE – Një sherr tamam “rozë”, ka ndodhur katër ditë më parë gjatë festimeve të 15 vjetorit të emisionit “Opinion”, në TV klan të gazetarit Blendi Fevziu. Mes qindra të ftuarve majtas e djathtas, ku spikasnin Sali Berisha i PD dhe Edi Rama i PS si dhe pjesa më e madhe e trupit diplomatik të akredituar në Tiranë vjen edhe surprizaNë monitorët gjigandë të vendosur në oborrin e zbukuruar të godinës së Klanit, u shfaq videoja me një përmbledhje të emisionit Opinion, në 15 vjet të drejtuar nga Fevziu.Ajo që shkaktoi një ilaritet të madh në fushën përballë Klanit, duke e dëgjuar të gjithë, ishte intervista e realizuar nga Fevziu me ish ministrin e Turizmit, të shkarkuar për një akuzë mediatike për vend pune në këmbim të “seksit” për Ylli Pangon.