Departamenti amerikan i Shtetit ka urdhëruar largimin e gjithë personelit të ambasadave në Tunizi dhe Sudan, një ditë pasiambasadat e tij në këto dy vende janë sulmuar nga protestuesit.
Deklarata nga Uashingtoni paralajmëron qytetarët amerikanë “kundër udhëtimit drejt Tunizisë në këtë kohë”, ndërsa paralajmëron edhe për rreziqet e udhëtimit në Sudan, ku niveli i kërcënimit terrorist “mbetet kritik”.
Turma njerëzish kanë sulmuar ambasadat amerikane ditët e fundit, të zemëruara nga një film që tall Profetin Muhamed.
Sulmi i së martës në Konsullatën e SHBA-së në Bengazi të Libisë ka lënë të vrarë ambasadorin Kristofer Stivens dhe tre zyrtarë të tjerë amerikanë.