Merkato zyrtarisht është mbyllur pak javë më parë, por Real Madridi po planifikon goditjen e ardhshme. Përforcimi i mesfushës për sezonin tjetër do të jetë 18-vjeçari kroatJosip Radoseviç me lajmin që raportohet nga shtypi kroat.
Sipas zërave më të fundit Jose Mourinho, i cili ndoqi në stadium ndeshjen Kroaci-Maqedoni për të vëzhguar Luka Modriç ka mbetur i impresionuar nga mesfushori me tiparembrojtëse që luan te Hajduk Spli e që në sfidën e Zagrebitdebutoi me kombëtaren kroate.
Për talentin e ri kroat, “Los Blancos” duhet të shpejtojnë, sepse dy skuadra italiane, Juventusi dhe Interi e kanë shënjestruar prej kohësh, me zikaltërit më të avancuar pasi strategjia e tyre tashmë është përqendruar te të rinjtë.

About these ads